Sportistet Nora Gjakova e Distria Krasniqi morën medalje të artë

Në një atmosferë fantastike, shqiptarë të Kosovës por jo vetëm kanë pritur delagacionin kombëtar të xhudos pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike të Tokios, aty ku arritën të merrnin 2 medalje ari.

Festa më pas u zhvendos në sheshin kryesor të Prishtinës “Zahir Pajaziti”.

Përfaqësuesja kosovare e xhudos deri më tani renditet e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për medalje të arta në këtë disiplinë, pas Japonisë vendase që numëron 9 të tilla.

Tv Klan