Lajme Arkiva 2004

Përfaqësues të 308 komunave të vendit janë mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Komunave të  Shqipërisë, i  pranishëm këtu ka qenë edhe presidenti i republikës Alfred Moisiu. Zoti Moisiu në fjalën e tij ka përcjellë  idenë se ndërrimi i pushteteve nëpër komuna nuk duhet të jetë shkak për largimin e specialistëve.

Alfred Moisiu: Është e papranueshme që rotacioni politik në pushtetin vendor dhe qendror të shoqërohet me largime kolektive nga puna për shkak të bindje politike duhet të kuptojmë dikë pa praktik sjell dëme të mëdha edhe për komitetin, ul ndjeshëm autoritetin e qeverisë lokale dhe nxit ikjen e specialistëve në drejtim të qyteteve  të mëdha.

Po ashtu presidenti Moisiu trajtoi këtu edhe problemet e reformës së decentralizimit  në pushtetin vendor të parashikuara në kushtetutën e vendit dhe në kartën evropiane të autonomisë vendore  dhe rajonale, ndërsa në fjalën e tij ministri Blushi tha:

Ben Blushi: Forcimi i pushtetit vendor përmes decentralizimit është kthyer në një detyrim, çdo ditë qeveria merr vendime për të kaluar taksa kompetenca, prona dhe shërbime në favor  të  bashkive dhe komunave të Shqipërisë. 

Vlen për tu përmendur se 308 komunat  e Shqipërisë përfaqësojnë interesat e 1.5 milionë shqiptarëve./tvklan.al