Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në pikun e të nxehtit, banorët e plazhit të Currilave vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata nuk janë pushues, por banorë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë vite më parë, duke pushtuar kabinat e plazhit. Shkak për këtë është bërë amortizimi i tubave të ujit dhe sikur të mos mungonte kjo, një sasi e konsiderueshme uji vidhet rrugës nga banorët e zonave rurale.

Në këto kushte drejtoria e ujësjellësit në bashkëpunim me ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit, kanë vënë në dispozicion të banorëve të plazhit një autobot, i cili ndihmon me furnizimin me ujë të pijshëm, por sipas banorëve, kjo është një zgjidhje e përkohshme, pasi për furnizimin normal me ujë do të duheshin të paktën dy autobotë./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani