Arlind Ajeti nuk di vetëm të mbrojë, por edhe shënojë. 25-vjeçari shpëtoi Grasshopper nga humbja me Thun në takimin e javës së 22 të Superligës së Zvicrës.

Futbollisti i Kombëtares realizoi në minutën e 19, duke i dhënë 1 pikë të vlefshme skuadrës nga Zyrihu që po përpiqet të mos bie nga kategoria. Grasshopper numëronte 6 humbje radhazi para këtij barazimi shprese ndaj një kundërshtari që synon një vend në kupat e Europës.

Një fundjavë pozitive edhe për Elseid Hysajn. Napoli fitoi 4 – 0 ndaj Parmas me shqiptarin, i cili dha pasimin për golin e parë. Kombinimi i bukur me Zielinski i hapi rrugën fitores. Ky sezon për Hysajn nuk është ndër më të mirët, pasi ka qëndruar në stol kohët e fundit, por paraqitja në takimin e fundit të kampionatit është në sinjal se kërkon më shumë minuta me Napolin.

Tv Klan