Kukësi arriti të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Verilindorët mposhtën jo pa vështirësi Kamzën në takimin që u luajt në Elbasan Arena. Skuadra e Armando Cungut kaloi në avantazh që në minutën e 8 me anë të Shkurtaj, por Kamza nuk u dorëzua dhe barazoi 4 minuta nga përfundimi i pjesës së parë.

Në të dytën Cungu futi në lojë Valdet Ramën dhe Eduart Rrocën. Pikërisht këta lojtarë i dhanë edhe fitoren. Rama shënoi dy minuta nga fillimi i pjesës, ndërsa Rroca thelloi në minutën e 69.

Kamza gjithsesi e vuri në vështirësi Kukësin me golin e minutës së 76 nga Martinena si dhe intensifikoi lojën në minutat e mbetura. Rezultati mbeti i pa ndryshuar me Kukësin që rimori vendin e dytë të renditjes 8 pikë nga Partizani kryesues.

Ndërsa Kamza mbetet në vendin e fundit me hijen e rënies nga kategoria që e ndjek. Ndeshja e fundit e Superligës ajo mes Kastriotit dhe Laçit përfundoi në barazim 1-1. Edhe krutanët rrezikojnë rikthimin në Kategorinë e Parë.

Tv Klan