Neymar i ka kushtuar klubit francez deri më tani 490 milionë euro

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar kontratën e nënshkruar nga Nejmar në vitin 2017 me Pari Së Zhërme.
Klubi francez i pagoi yllit brazilian rreth gjysmë miliardi, për të qenë të saktë 489,228,117 euro. Kontrata parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43,334,400 euro për pesë sezone.

Në vitin e gjashtë, Neymar mori 50,556,117 €, e cila përfshinte bonusin për të qëndruar në klub. Të gjitha këto shuma, së bashku me klauzolën e lirimit prej 222 milionësh të paguar te Barcelona, dërgoi shifrat e transaksionit në rreth 490 milionë euro.

El Mundo shtoi gjithashtu se rinovimi i Neymar deri në vitin 2025 është mbyllur me shifra të ngjashme me ato të vitit të fundit të kontratës së mëparshme dhe se braziliani i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit të lidhura me PSG.

Klan News