Diplomatët e huaj: Me rëndësi përfshirja e të rinjve në kauza të tilla

Me rastin e Ditës së Rinisë dhe Fuqizimit Publik në Samitin e Glasgow u zhvillua në Tiranë takimi “Rinia dhe Klima”, ku në fokus ishte ngrohja globale.

Të pranishëm në takim ishin ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Përfaqësues të ambasadës italiane, të OKB-së dhe Ministrja e Mjedisit e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Alastair King-Smith dhe përfaqësues i ambasadës italiane u shprehen se për çështjet që lidhen me klimën është mirë kur bashkëpunohet edhe me ndërkombëtarët.

“Një nga gjërat më të rëndësishme si komunitet ndërkombëtar që kemi diskutuar këtu është se si mund të ndihmojmë në çështje të tilla shumë të rëndësishme siç janë ato të klimës. Takime dhe debate të tilla ku janë edhe ndërkombëtarët, janë me rëndësi për Shqipërinë, për klimën dhe ekonominë e saj se si të ecim përpara. Për kauza të tilla duhet një dorë edhe nga ndërkombëtarët për t’i dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me ngrohjen globale. Ndaj takime të tilla shpresoj të ndihmojnë qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile se si t’i përballojmë së bashku sfida të tilla”.

Është mirë kur gjenerata e re angazhohet dhe shqetësohet për ndryshimet klimatike e problemet që janë të lidhura me to. Italia do vazhdojë të mbështesë iniciativa dhe takime të tilla veçanërisht me të rinjtë, të cilët mund të propozojnë ide se si mund të ndërhyhet për t’i dhënë zgjidhje problemeve që kanë lidhje me klimën. Ndaj ne japim mbështetjen tonë për çdo propozim që vjen nga të rinjtë dhe më pas të implementohet nga organet përkatëse të vendit tuaj”, tha përfaqësuesi i ambasadës italiane, Alberto Petrangeli.

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në rang global Shqipëria nuk është ndotëse, por duhet treguar kujdes.

Shqipëria nuk është ndotës i madh, madje nuk është fare ndotës në nivel global. Shqipëria e prodhon energjinë e saj 100% të rinovueshme, domethënë nga burimet hidrike. Ne nuk kemi energji që prodhohet nga TEC-et, që prodhon CO2. Është shumë mirë që ne kemi energji të rinovueshme, por kjo do të thotë që jemi me sytë nga qielli, kur bie shi që të kemi energji. Por jemi me sytë nga qielli se kur bie shumë shi përmbytemi. Atë që ne I kemi bërë natyrës në 30 vite, ndërtime pa leje, bllokime të kanaleve kulluese vaditëse, ndërtimet në shtratet lumore, shfrytëzimi I shtrateve lumore pa kriter na rikthehet në format që ne shohim”.

Aktivitete të tilla si “Rinia dhe Klima”, synojnë të nxisin angazhimin e të rinjve dhe demonstrimin e rolit kritik të fuqizimit e edukimit publik në veprimin për klimën.

Klan News