Spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua nga një mbrëmje romantike dhe plot emocione, teksa e eliminuara e natës së 9-të ishte Ariana.

Para se vajzat të ngjiteshin në skenë, kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, se si e shohin veten si nuse të ardhshme

Veç të tjerash Meri ka folur për mënyrën se si e shikon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën që mund të ketë me Saimirin nëse do të përfundojë me të.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Mëngjesin do ta nisja me vrap bashkë me Saimirin, më pas do të gatuanim bashkë. Pas gatimit do lija Saimirin të shikonte ndonjë ndeshje, ndërkohë unë do të bëja punët.

Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Unë jam shumë detajiste dhe nëse ai do të ma sillte mua njëherë mëngjesin, edhe unë do t’ia çoja atij. Do t’i gatuaja trahana. Duke qenë që Saimiri është i fiksur pas formave të trupit, do gatuaja diçka të shëndetshme.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Po, pse jo. Nuk e kam problem. Ia lë në dorë Saimirit këtë.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Kjo varet nga marrëdhënia që krijon nusja me vjehrrën. Unë nuk e përfytyroj marrëdhënien time me vjehrrën si macja me miun. Do doja të ishim si mikesha bashkë, të më shihte si vajzën e saj./tvklan.al