Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë.

Qytetarët kanë denoncuar ngjarjen në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al duke dërguar edhe video nga vendngjarja.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. /tvklan.al