Mediat italiane bëjnë dhe llogaritë nëse do të transferohej

Lionel Messi tek Inter. Gjithçka u mohua nga Giuseppe Marotta e Antonio Conte, pas hijes që dukej si argjentinasi në spotin e ‘Suning,’ për takimin Inter – Napoli.

Kjo situatë solli edhe pakënaqësi te klubi katalanas, por që nuk do të pasohet me gjyqe. Conte shkoi deri në atë pikë sa deklaroi se më e lehtë është të lëvizshëm Duomo, se sa të sjellësh Leo Messi. Por në Itali nuk dorëzohen, “Corriere della Sera” bën llogaritë sa do të duhen për të sjellë Messi tek Inter.

Nëse argjentinasi do të vendoste të largohej nga Barcelona, ku shkoi vetëm 13 vjeç, shpenzimi për ta marrë do të ishte 500 milionë euro, të mendosh që vetëm paga neto e tij mendohet 50 milionë në sezon.

Natyrisht afrimi i tij do të ishte një investim në imazh që do të sillte të ardhura të mëdha, por kjo varet në radhë të parë nga Messi dhe Barcelona.

Tv Klan