Seriali i ri synon t’i mësojë fëmijëve ngrënien e vakteve të shëndetshme

Michelle Obama do të luajë së bashku me kukullat në një shfaqje të Netflix që synon t’u mësojë fëmijëve gatimet në shtëpi dhe ngrënien e vakteve të shëndetshme. Ish-Zonja e Parë do të luajë rolin e një pronare supermarketi Waffles dhe Mochi. Michelle e ka përshkruar këtë serial si një shfaqje gazmore, që ngroh zemrat e fëmijëve me magjinë që dhuron. 

Barack Obama dhe Michelle janë ndër prodhuesit ekzekutivë. Çifti nënshkroi një marrëveshje për të prodhuar seri dhe filma për Netflix në 2018. Punimet rezultuese kanë përfshirë Becoming, dokumentarin e vitit 2020 bazuar në autobiografinë e saj më të shitur.Në “Waffles + Mochi”, ajo do të ndihmojë çiftin e kukullave, të cilët janë lodhur duke ngrënë akull dhe ëndërrojnë të bëhen kuzhinierë. Të udhëhequr nga karroca magjike, ata udhëtojnë nëpër botë për të provuar një sërë ushqimesh të gatuara në shtëpi.

Nuk është hera e parë që Michelle përdor kukullat që flasin për të dhuruar buzëqeshje tek fëmijët. Në vitin 2013, ajo ftoi personazhet e Sesame Street në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një fushate për të ndryshuar vaktet e shkollës në SHBA. dhe për të luftuar mbipeshën e fëmijëve. “Waffles + Mochi” do të publikohet nga 16 Mars në platformën e Netflix.

Klan News