Enea Mihaj, mbrojtësi i Panetolikos që është grumbulluar në ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare do të transferohet në Portugali tek Benfika.

Lajmin e ka bërë të ditur një prej gazetave më të rëndësishme sportive portugeze. Që prej 2016 Mihaj luan për skuadrën greke dhe deri tani është aktivizuar në 26 ndeshje.

Mes Panetolikos dhe Benfikës ka një marrëveshje për shkëmbim futbollistësh. Pak ditë më parë dy lojtarë të klubit portugez u prezantuan në skuadrën greke që mban vendin e 6 në Kampionat.

Tv Klan