Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit. Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.

Në rajonin verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në: Ura  Çerenecit-Stebleve kalimi bëhet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm borë. Në Rajonin Qendror nuk  ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk  ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhirë në akset ku kemi lajmëruar.

Tv Klan