Pas protestave të studentëve ka reaguar sot edhe Ministria e Arsimit, e cila thotë se është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur vendimet e qeverisë për aplikimin e tarifave të reja të studimit.

Ministria e Arsimit thotë se ka kërkuar pranë çdo universiteti informacion lidhur me numrin e studentëve që përfitojnë tarifa të reduktuara dhe bursa brenda datës 11 Janar.

Pas këtij informacioni Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të lëvrojë fondin e nevojshëm për të subvencionuar universitetet për të përballuar koston e uljes së tarifave.

Tv Klan