Street Art mbushin rrugët e Kryeqytetit Europian të Rinisë

Mirë se vini n’Tiron! Atmosfera e Kryeqytetit Europian të Rinisë ndihet çdo ditë e më shumë në Tiranë. Që nga grafikat artistike në rrugë, dekori, banera e deri te sinjalistika rrugore, kryefjalë kudo është mirëseardhja në kryeqytetin shqiptar, i cili është epiqendra e këtij viti për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare me në fokus rininë. Rrugët e Tiranës, muret, bordurat e plot ambiente të tjera publike janë shndërruar në telajo për artistët e street art.

“It’s all about youth”, – është mbishkrimi që fton këdo në Tiranë në vitin ku janë planifikuar mbi 1000 aktivitete kulturore, sportive, koncerte. Rita Ora e Dua Lipa, artistet shqiptare me famë ndërkombëtare kanë konfirmuar tashmë koncertet e tyre.

Po ashtu edhe Maluma, e të tjerë artistë të mirënjohur në mbarë globin do të performojnë në Tiranën kryeqytet i Europës 2022.