Vetëm pak javë nga shfaqja e shumëpritur e Victoria’s Secret, topmodelja Bridget Malcolm sulmon ashpër firmën e veshjeve intime. 25-vjeçarja akuzon kompaninë se promovon modelet të cilat “vdesin” urie.

Ajo kujton kohën kur ishte pjesë e shfaqjes në 2015 dhe 2016, duke thënë se para spektaklit modelet bëjnë shumë stërvitje dhe ushqehen pak.

Bridget akuzon Victoria’s Secret se i shtyn modelet të kërkojnë standarde thuajse të pamundura të bukurisë, duke i bindur se e bukura qëndron pikërisht në një trup nenpeshë.

Topmodelja nuk është e vetmja që lëshon akzua ndaj Victoria’s Secret. Kohët e fundit edhe Robyn Lawley bëri thirrje për bojkotim të shfaqjes, pasi kompania ka refuzuar për të qindtën herë pjesëmarrjen e modeleve të kolme.

Tv Klan