Në ndeshjet e javës së 27 të kampionatit italian të futbollit, Napoli mori një fitore 0-2 në transfertë ndaj Veronës.

Goli i parë erdhi në minutën e 38 nga Milik. Verona u përpoq të reagojë dhe krijoi disa raste. Një gol në pjesën e dytë u anulua nga Video Arbitri.

Në minutën e 90’ të takimit, Lozano shënoi golin e dytë për Napolin. Skuadra e Gattuso po tenton të arrijë zonën Champions të renditjes.

Cagliari fitoi 1-0 me Spal, duke u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.

Tv Klan