Për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, lajmi i tërheqjes së Mërgim Mavrajt nga kombëtarja e futbollit është prekës. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Mavraj ka qenë një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën përfaqësuese.

“Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë, kështu e risjell gjithmonë në mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në EURO2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së futbollit shqiptar”, shkruan Mavraj.

Duka vlerëson kontributin e tij dhe shton se është krenar për të dhe djemtë si ai, të cilën kombëtaren e kanë konsideruar gjënë më të shenjtë./tvklan.al