Seriali numër 1 më i klikuar në “Netflix”. Për herë të parë në TV me të gjithë sezonet e tij.

Gjuetia e njeriut më të pasur në botë në vitet 80-90. Krijimi i perandorisë më të madhe të drogës dhe krimit në Kolumbi dhe Meksikë.

Rrugetimi i “djallit” të Kolumbisë deri në fundin e tij.

Jeta e vërtetë e Pablo Escobar dhe Miguel Angel Felix Gallardo, një superprodhim i jashtëzakonshëm. Një fenomen televiziv, fitues i dhjetëra çmimeve me shifra rekord shikueshmërie.

“Narcos” rrëfen historinë e vërtetë të lindjes dhe zhvillimit të kartelit më të madh të drogës në botë dhe përndjekja e tyre nga policia.

Në qendër të tij janë trafikanti më i famshëm dhe më i pasur në botë, kolumbiani Pablo Escobar (Wagner Moura) dhe Steve Murphy (Holbrook), një agjent i DEA-s amerikane i dërguar në Kolumbi për të kapur dhe për të ekzekutuar njeriun më të kërkuar në botë.

Narcos: Mexico rrëfen jetën e një tjetër trafikanti Miguel Angel Felix Gallardo, kumbari i kartelit të parë të drogës në Meksikë “Karteli Guadalajara”. Lufta dhe vrasja e një angjenti të Dea-s Kiki Camarena. Jeta e vërtetë e bosit të drogës në Meksikë, teksa ai bashkon të gjithë grupet dhe formon perandorinë më të famshme të drogës në Meksikë.

“Operacioni Legjenda” i kryesuar nga agjenti tjetër i Dea-s Walt Breslin, për të shkatërruar kartelin më famëkeq të kohës, pas atij të Eskobarit.

Premierë ekskluzive në Tv Klan, sezoni i ri i “Narcos Mexico” duke filluar nga data 26 Maj. /tvklan.al