Krijohet murali me imazhin e këngëtares me veshje kombëtare  dhe simbolin e shqiponjës

Që nga debutimi i saj në vitin 2012 e deri më tani, ajo mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve, anembanë globit. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka theksuar gjithmonë prejardhjen e saj.

Madje në klipin “Big” të publikuar gjatë këtij viti, u shfaq me veshje tradicionale kombëtare, duke promovuar kështu në tregun ndërkombëtar veshjet autoktone.

Tashmë në nderim të saj ka nisur krijimi i një muraleje në qytetin e Ferizajt, në pjesën anësore të një pallati. Si imazh është përzgjedhur një fotografi e këngëtares shqiptare me veshje tradicionale, ku shfaqet me duar në gjoks duke bërë simbolin e shqiponjës.

E lumtur, Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, që tregonte punën që po bëjnë artistët kosovarë për finalizimin e këtij murali. “Uau, ju më keni nderuar mua nga larg me këtë”, ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

Klan News