Në 1 javë, në Tiranë rreth 3 mijë gjoba për shkelje rrugore

113 leje drejtimi u pezulluan nga policia rrugore Tiranë gjatë javës që lam pas për shoferë që u konstatuan në gjendje të dehur në timon.

Ndërkohë u ndëshkuan me masë administrative 1174 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 1666 gjoba u ndërmorën edhe për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të tjera rrugore.

Ndëshkimit nga uniformat blu nuk i shpëtuan as 618 drejtues motoçikletash për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Tv Klan