Vendet e Balkanit Perëndimor pa roaming. Vendimi është marrë në samitin e Beogradit. Marrëveshja është nënshkruar ne Beograd mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët e këtyre shteteve nuk do të tarifohen më për telefonatat që kryejnë nga një operator i telefonisë celulare, jashtë vendit të tyre dhe anasjelltas. Aktualisht këto tarifa janë pothuajse dyfish më të larta se ata që përdoren brenda një shteti.

Në bazë të vendimit të samitit te dyte digjital të Beogradit, tarifat do të pësojnë ulje që nga 1 Korriku i këtij viti dhe në 2021 tarifat e romingut do të jenë zero.

Heqja e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor është kërkuar nga Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në hapje të samitit, komisionerja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, tha se kjo është marrëveshje e rëndësishme me kapital politik dhe ekonomik.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u ndal tek Kosova, që është gjithashtu pjesë e marrëveshjes, duke thënë që “

është vështirë e pranueshme që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje të tillë, duke thënë se ajo vjen në kohën kur Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe”.

Tv Klan