New Castle ka nisur kontaktet për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja. Klubi anglez e ka kthyer vëmendjen nga lojtari kuqezi, pasi po has vështirësi për të blerë 20-vjeçarin Hugo Ekitike.

Me lojtarin francez që luan te Reims, kontaktet kishin nisur që nga muaji janar, por tani transferimi është komplikuar. Nisur nga kjo, trajneri i New Castle, Edi Houi nuk do që të humbë kohë, por po përpiqet që të transferojë sulmuesin kuqezi.

Sipas gazetës britanike “Northern Echo”, Broja është njeriu i duhur për sulmuesin për drejtuesit e klubit. Me Sauthemtponin, 20-vjeçari realizoi nëntë gola në 38 takime në të gjitha kompeticionet.

Uest Hemi ka ofruar 30 mln paund për Brojën, por me futjen në garë New Castle është gati që të shpenzojë më shumë, në mënyrë që të shmangë një luftë më të ashpër me klubet e tjera të interesuara, Lidsin dhe Evertonin.

Klan News