Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës.

Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të këtij qyteti. Mësohet se viktima, mashkull rreth të 30-ave ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Korçës.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë një sherr në një lokal mes viktimës dhe autorit.

Tv Klan