Marka “Angela Misson” ishte e para që çeli siparin në Itali

Pas një viti mungesë për shkak të pandemisë së Covid 19, pasarelat në Milano iu rikthyen punës por edhe këtë herë pa audiencë.

Marka italiane Angela Missoni ishte ajo që hapi Javën e Modës në Milano ku stilistët prezantuan veshjet në mënyrë virtuale për shkak të Covid 19.

E njohur për modelin e saj zig-zag “Fiammato”, ose me flakë, dhe modelet shumëngjyrëshe, Missoni ishte shtëpia e parë e modës që transmetoi një video të veshjeve të saj më të fundit për femra, duke përzier rrobat për vjeshtë / dimër me ato për pranverë / verë.

Koleksionet ishin të ndezura, me kostume të gjera pantallonash, fustane me rripa të gjatë dhe veshje të zakonhme. Disa modele mbanin kapele, shalle dhe xhaketa, ndërsa të tjerat modeluan me rroba banje.

Kishte bluza dhe pantallona të shkurtra si dhe veshje vezulluese gjithashtu në atë që shtëpia e modës italiane e përshkroi si “një festë e kthimit në një jetë normale shoqërore”.

Java e Modës në Milano e këtij sezoni zgjat deri më 1 Mars, me marka të tilla si Armani, Prada, Valentino dhe Dolce & Gabbana që do të ndajnë videot e koleksioneve të tyre në një platformë dixhitale.

Klan News