Nis sot seriali i ri në Tv Klan

Një tjetër superprodhim i vitit 2018 nis sot rrugëtimin në Tv Klan dhe Klan HD. Pas përfundimit “Dashuri Bardh e Zi”, “Xhenet” titullohet seriali i ri që do të shoqërojë shikuesit çdo pasdite nga ora 18:20.

Një foshnjë braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar.

Por lotët e Xhenet duket se nuk do të shterojnë kurrë. Një dashuri me shikim të parë me ish-shokun e fëmijërisë.

Një dramë familjare që të mbërthen para ekranit. Pse një nënë refuzon dashurinë mëmësore?

Cili është mëkati i Xhenet?

“Xhenet”, nën interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Esra Ronabar, Berk Atan dhe Almila Ada në rolet kryesore, nga 10 Tetori premiere çdo pasdite në orën 18:20 në Tv Klan dhe Klan HD.

/tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjithaXhenet
0 Komente

Përgjigju

*

*