Rama: 40 mijë doza vijnë brenda Marsit

Procesi i vaksinimit antiCovid ka nisur edhe në Fier. 40 të moshuar rezidentë në shtëpinë e moshimit në Fier dhe 20 punonjës kanë marrë sot dozën e pare të vaksinës anticovid.

Procesi u ndoq nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Ndërkohë 80 mjek janë vaksinuar në një prej poliklinikave të Fierit.

Kreu i qeverisë bëri me dije se plani do të vijojë të dielën me të moshuarit mbi 80 vjeç mes të cilëve dhe personalitete.

Brenda Marsit sipas Ramës pritet mbërritja e 40 mië dozave të vaksinës.

“Kemi garancinë që brenda Marsit do kemi 40 mijë doza me Pfizer dhe po punojmë shumë për sasi të tjera”, tha Rama.

Deri më tani janë vaksinuar 3000 mjekë e infermierë, ndërsa parashikohet që të gjitha bluzat e bardha të vaksinohen brenda Marsit. Gjatë vizitës në Fier, kreu i qeverisë dhe Ministria Manastirliu inspektuan dhe ecurinë e punimeve të spitalit të Fierit.

“Ky spital do të ketë 380 të punësuar, pra mjekët, infermierë, gjithashtu dhe punonjës të shërbimeve, ku në vlerësim me palën turke do të jenë mbi 50 mjekë dhe infermierë të cilët do të vijnë nga Turqia për të na dhënë modelin dhe për të bërë pikërisht transferimin e dijeve dhe të teknologjisë gjithashtu l, sepse ky spital do të ketë dhe një teknologji bashkëkohore, përsa i përket pajisjeve dhe aparaturave që janë porositur dhe besojmë që gjatë fundit të Marsit do të vijnë dhe pajisjet dhe mobilimi i spitalit”.

Spitali i ri do të ketë një kapacitet 150 shtretër dhe do të mundësojë shërbime ekselentë dhe pranë vendbanimit për rajonin e Jugut.

Tv Klan