Studimi britanik: Shmang pasojat e rënda në 90% të rasteve

Ilaçi Budesonid kundër astmës po jep efekte pozitive edhe kundër Covid-19. Një studim i një grupi shkencëtarësh të universitetit të Oksfordit arrin në përfundimin se ky ilaç që ka në përbërje edhe kortikosteroidë redukton deri në 90% të rasteve rrezikun e pasojave të rënda tek të infektuarit.

Për studimin që u publikua në revistën prestigjioze shkencore Lancet, shkencëtarët testuan 146 vullnetarë të infektuar me Covid-19 të ndarë në dy grupe. Tek gjysma e tyre që përdori Budesonidin 800 miligramësh me dy doza ditore për trajtim, vetëm njëri prej tyre pati nevojë për t’u kuruar në spital. Ndërsa tek gjysma tjetër që përdorën Aspirina dhe Paracetamol, 10 prej tyre u dërguan së spital.

Budesonidi merret përmes sprucimit në gojë dhe disa vende e përdorin me emra të ndryshëm tregtarë si Pulmicort, Rhinocort apo Entocort. Universiteti i Oksfordit pritet të zgjerojë studimet për me qëllim përfshirjen e këtij ilaçi në protokollet për kurimin e koronavirusit.

Tv Klan