Studimi: Rrit me 200% normën e mbijetesës së pacienteve në gjendje të rëndë

Hidroksiklorikina, ilaçi kundër malaries rezulton të jetë shumë efektiv edhe kundër COVID-19ës. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh të spitalit universitar Seint Barnabas në New Jersi, të cilët kanë studiuar efektet e trajtimit kundër koronavirusit me këtë ilaç, të 255 pacientëve. Rezultatet e studimit të publikuar edhe në revistën shkencore “medRxiv” treguan se norma e mbijetesës tek ata pacientë u rrit jashtëzakonisht me 200%.

Studimi u krye tek pacientët në gjendje të rëndë në ventilim, të cilët patën përmirësim të shpejtë të gjendjes shëndetësore pas marrjes së kurës me Hidroksiklorokinë. Por ekspertët thonë se dozat e larta të kësaj përbërjeje duhen shoqëruar edhe me zink për të rritur mbijetueshmërinë.

Ky përfundim tregon se Donald Trump kishte të drejtë, në deklaratën e Marsit të vitit të kaluar kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, kur bëri thirrje për përfshirjen e ilaçit në protokollet mjekësore anti-COVID. Për atë deklaratë ai u përball me kritika të ashpra, deri nga OBSH që mesa duket e kishte gabim kur rekomandoi ndaloi përdorimin e saj kundër koronavirusit.

Tv Klan