Anglezët e rusët tregojnë muskujt në kategorinë e tyre, te femrat shkëlqejnë amerikanet

Garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios kanë dhuruar emocione të mëdha.

Në kategorinë e meshkujve në garën e 200 metra stil i lirë vendi i parë shkoi për britanikun Tom Din, që e përshkroi distancën në kohën 1 minutë 44 sekonda e 22 të qindat, rreth 2 sekonda më shumë se rekordi botëror dhe ai olimpik.

Në vendin e dytë u rendit patrioti i tij, Dunkan Skot, ndërsa në të tretin braziliani Fernando Shefer.

Në 100 metra shpinë triumfuan dyshja ruse, Evxheni Rilov e Kliment Kolesnikov, që ndanë medalje ari dhe argjendi. E bronxta shkoi për amerikanin Rian Mërfi.

Te femrat, garën e 100 metra gjoks e fitoi amerikania Lidia Jakobi, teksa vendi i dytë shkoi për afrikanen Tatjana Shoenmaker. Vetëm vendi i tretë për notaren tjetër amerikane, Lili King.

Në 100 metra shpine, australiania Kejli Mekoun vendosi rekord olimpik, pasi e përshkroi distancën me kohën 57 sekonda e 47 të qindrat, vetëm 2 të qindat më pak se rekordi botëror. Vendi i dytë dhe i tretë shkoi për kanadezen Mas, e amerikanen Smith.

Klan News