Me nisjen e vitit te ri shkollor në kohë pandemie,  Instituti i Shëndetit Publik risjell në vëmendje zbatimin me përpikmëri të protokolleve anti-covid.

Përdorimi i maskqs dhe ruajtja e distancës mes nxënësve apo personelit arsimor janë ndër më thelbësoret, sikurse dhe formulari i përditshëm për shëndetin e nxënësve.

“Duke filluar që nga ruajtja e distancës është parashikuar dhe në protokoll, kërkohet dhe i është kërkuar institucioneve arsimore që të respektojnë distancat nga njëri nxënës tek tjetri, nga nxënësit tek personeli apo ndërmjet personelit. Gjithashtu është parashikuar në protokoll që prindërit duhet të deklarojnë çdo mëngjes gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

Nëse dyshojnë për prani të simptomave të Covid-19, apo nëse dikush nga familja ka rezultuar pozitiv. Janë dhe elemente të tjera sikurse është ajrosja e ambienteve apo kontrolli i lëvizjes së nxënësve nëpër ambiente në mënyrë që të shmangin popullimit apo situata të tilla të cilat përbëjnë risk për infektimin”, është shprehur Jonida Haxhiu, specialiste e Shëndetit Publik, ISHP

Specialistët rekomandojnë që nxënësit, veçanërisht adoleshentet të tregojnë kujdes që mos të krijojnë grumbullime brenda dhe jashtë ambienteve të shkollave

“Është edhe fakti që kjo situatë po zgjat dhe diktimi i distancave është shumë i rëndësishëm. Kujtojmë se distanca sociale nuk është distancë psikologjike. Nëse ne ruajmë distancën sociale, fizike që kemi me personat pranë, të jemi të sigurt që kështu do parandalojmë problemet shëndetësore”, është shprehur ajo.

Ky është viti i dytë shkollor që zhvillohet në situate pandemike e duke qenë se nuk kanë munguar as infektimet tek fëmijët, mjekët bëjnë apel që prindërit të tregohen sa më të kujdesshëm.

Klan News