Heqja e qymyrit për sektorin e energjisë elektrike është e rëndësishme për të trajtuar krizën e klimës

Të gjithë projektet e planifikuara të qymyrit në të gjithë botën duhet të anulohen për t’i dhënë fund varësisë vdekjeprurëse ndaj karburantit.

Lajmin e ka bërë ditur sekretari i përgjithshëm i OKB António Guterres. Heqja dorë nga qymyri për sektorin e energjisë elektrike është hapi i vetëm më i rëndësishëm për të trajtuar krizën e klimës.

Thirrja e Guterres erdhi në hapjen e një takimi të nivelit të lartë të Aleancës së Qymyrit Powering Past Coal Alliance, një grup i qeverive dhe bizneseve të angazhuara për t’i dhënë fund djegies së qymyrit.

PPCA u themelua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada në 2017. Mbretëria e Bashkuar është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund djegies së qymyrit në termocentralet në 2024. Pjesë e Powering Past Coal Alliance është edhe Hungaria dhe Uruguaji. 

Anëtarët e kësaj organizate do të angazhohen për t’i dhënë fund djegies së qymyrit për energji deri në vitin 2030 në vendet e zhvilluara dhe për ta zvogëluar atë me 80% globalisht. Guterres bëri gjithashtu thirrje për ti dhënë fund financimit ndërkombëtar të impianteve të qymyrit.

Një nga shkencëtarët më të shquar të mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit e quajti dështimin e qeverisë për të bllokuar minierën e re të qymyrit në Cumbria në Britani si absolutisht qesharake. Këshilltarët zyrtarë të qeverisë për klimën thanë se miniera shkakton një impakt negativ për klimën.  

Cumbria në Britani siguron 500 vende pune në një zonë e cila është ndër më të privuarat në vend. Miniera do të prodhonte 2.7 milion ton në vit qymyr me rreth 85% të planifikuar për eksport. Një raport i fundit tregoi se prodhuesit e qymyrit do të duhet të vendosin teknologji të re për të zvogëluar emetimet e tyre.

Klan News