ARRSH: Nga 4-25 Maj nga Qafë-Kashar-Ura e Dajlanit, lëvizja me një korsi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga data 4 Maj, prej orës 08:00 në mëngjes, për shkak të riparimeve në autostradën Tiranë-Durrës do të ketë devijim të trafikut.

ARRSH nënvizon se devijimi i trafikut do të bëhet nga Qafë-Kashari deri tek Ura e Dajlanit në Durrës, në këtë drejtim mjetet do qarkullojnë në një korsi të dedikuar.

Më pas në ditën e dytë dhe të tretë të punimeve devijimi do të bëhet në Maminas-Kryqëzimi i Shkozetit dhe në segmentin, Shkozet-Ura e Dajlanit, po me një korsi të dedikuar për automjetet.

E njëjta mënyrë qarkullimi do të rekomandohet edhe për udhëtimet nga Ura e Dajlanit për në Qafë- Kashar, ndaj rekomandohen dhe rrugët alternative.

ARRSH bën të ditur se nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në përmirësimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim. Punimet planifikohet të realizohen prej datës 4 deri më 25 Maj.

Klan News