Nis faza e dytë për uniformat blu. Qendra kryesore e vaksinimit është në kryeqytet

Punonjësit e policisë të cilët janë një nga kategoritë më të riskuara të infektimit me COVID-19, kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinës. Doza e dytë nisi këtë të hënë, pas mbërritjes së dozave të reja të vaksinës AstraZeneca.

Të parë që e morën dozën e dytë ishin drejtuesit më të lartë të policisë, për të vijuar më pas me efektivët e gradave më të ulëta. Brenda pak ditëve, të gjithë punonjësit e Policisë në të gjithë vendin pritet të marrin dozën e dytë të vaksinës.

Vaksinimi i efektivëve të policisë nisi në 3 Prill dhe zgjati rreth 1 javë. Në total janë 11.800 efektivë të cilët do të imunizohen ndaj COVID-19.  

Klan News