#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Të ftuar: Gjergj Bojaxhi, Anduel Çekrezi, Artjon Bajramaj, Besart Xhaferri, Arnold Kariqi, Barbara Doda, Mariglend Doçi, Alesia Balliu

https://youtu.be/LwfNEhp8b0Y

Bojaxhi bën llogaritjet: 540 mijë lekë (të vjetra) në muaj energji elektrike për një familje shqiptare me 4 anëtarë

“540 mijë lekë në muaj për energjinë elektrike një familje shqiptare me 4 anëtarë”, sipas llogaritjeve të ekspertit të energjisë Gjergj Bojaxhi për periudhën e dimrit. Bojaxhi i bazoi llogaritjet e tij tek ngrohja e ujit, gatimi, ndriçimi, televizori, komjuteri si dhe ngrohja e ambientit. Sipas Bojaxhiut, një familje shqiptare me 4 anëtarë në një apartament 74 metra katrorë harxhon 1675 kw.

Gjergj Bojaxhi: Qeveria ka nxjerrë gjasme se prek 4 për qind nga rritja e çmimit të energjisë. Në të vërtetë, preken rreth 8 për qind e popullatës.

Blendi Fevziu: Në çfarë muaji e llogarit ti këtë?

Gjergj Bojaxhi: Kjo është mesatare mujore. Këto janë me shifra të llogaritura se sa do të konsumojë një apartament 75 metra katrorë me një familje me 4 veta.

Gjergj Bojaxhi: Përveç ngrohjes që është vetëm për dimër, këto të tjerat janë mesatarja e muajve.

Ngrohja e ujit – 167 kw

Gatimi – 125 kw

Ndriçimi – 58 kw

Të tjera (Tv, kompjuter) etj – 125 kw

Ngrohja e ambientit për 1 dhomë  për 10 orë në ditë – 1,200 kw

Totali – 1675 kw.

Blendi Fevziu:  Ju e nxirrni që një familje në kushtet kursimit gati bazik, vetëm një dhomë me ngrohje. Deri në 800 kw do të paguajë 76 mijë, plus të tjerat shkon 91 mijë lekë. Këtu kemi 875 kë më shumë. Domethënë kemi 875 shumëzim për 42, do të paguajë 370 mijë lekë më shumë. Shto TVSH-në 20 për qind. Domethënë do të duhet të paguajë edhe 70 mijë lekë të tjera, 440 mijë lekë plus 90, do të paguajë 540 mijë lekë.

Bojaxhi ti je i bindur në Dhjetor, Janar, Shkurt, një familje shqiptare do të shkojë tek 500 mijë lekshi energji?

Gjergj Bojaxhi: Ata janë shpenzimet. Këtu do të preken shtresat e mesme dhe ato pak nën shtresën e mesme. /tvklan.al

“Lavatriçen 4 herë në muaj”, eksperti shpjegon me detaje shpenzimet për 800 kilovat/orë

Kriza energjetike është sfida me të cilën Europa do të përballet këtë dimër. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo krizë, e për këtë arsye qeveria ka deklaruar se nga muaji Tetor ato familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë do ta paguajnë faturën me 42 Lekë kilovati dhe jo me 9.5.

Por çfarë mund të bëjë një familje shqiptare me 800 kilovat/orë? Cilat janë pajisjet që duhet të mbajë në përdorim dhe sa konsumojnë ato?

Eksperti i ekonomisë Anduel Çekrezi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka përgatitur një tabelë se çfarë mund të bëjë një familje me 2-3 anëtarë duke shpenzuar 800 kilovat/orë në muaj.

Sipas tij, llogaritet që lavatriçja të përdoret 4 herë në muaj, një kondicioner të vihet në punë 2 orë e gjysmë në ditë.

Konkretisht, frigoriferi konsumon 30 kilovat/orë, lavatriçja konsumon 8 kilovat/orë, lavastovilja duhet vendosur në përdorim 8 herë në muaj, bojleri konsumon 5 kilovat/orë, kondicioneri duhet vendosur në punë 2.5 orë/ditë dhe soba elektrike konsumon 30 kilovat/orë në muaj ose 8 kilovat/orë në ditë. /tvklan.al

https://youtu.be/eCCDQgm0PgA