Të ftuar në Opinion: Fatjona Mejdini, Ervis Iljazi, Marsela Karapanço dhe Lorenc Vangjeli.

Meta: Nuk shikoj asnjë shans për mandat të tretë të Ramës

Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur sot se Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë dot mandatin e tretë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta tha se është i bindur pas shikon që Rama është në panik.

“Zero, zero, zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tret dhe për këtë më bind vetë paniku që ka Edi Rama. Individi që ka besim që është në një situatë favorizuese nuk bënë kurrë veprime të tilla të cilat sjellin efekt të kundërt.

Ne kemi qenë në 1994 dëshmitar të referendumit që e bëri zoti Berisha, që i kishte të gjitha pushtetet dhe donte ti legalizonte pushtetet e tij. Entuziazmi që ishte në atë kohë nëpër mitingje ne i mbajmë mend shumë mirë, dhe në fund Berisha humbi sepse presioni nuk mund të jetë mjetë i demokracisë”, tha Meta.

Presidenti Meta: Po punoj që të mos preket asnjë votë, s’dua të ndodhë ai “tërmeti” në Vlorë

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur sot për zërat që qarkullojnë se ai po punon për numrin 2 në Vlorë dhe jo për numrin një që është Luan Rama. Pas pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, Meta tha se ai punon vetëm që në Vlorë të mos preket asnjë votë.

Më tej ai la të kuptohet se kryetari i Bashkisë Vlorë punon i intimiduar dhe nuk është i qetë dhe për këtë gjë akuzoi Afrim Qëndron.

Këto muhabete koti, numri dy dhe të tjerët janë histori koti. Ajo është një vajzë e nderuar dhe një pedagoge e shkëlqyer. Po pse do punoj për atë unë, po punoj që në Vlorë të mos preket asnjë votë. Unë punoj që të mos ndodhë ai tërmeti, po punoj që ai kryetari i Bashkisë Vlorë të punojë i qetë dhe të mos jetë i intimiduar nga një njeri që bëri hatanë me Astirin dhe ka ngritur një sistem mafioz”, tha Meta.

Më tej Presidenti paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë të dhëna të tjera për çështje që kanë lidhje me zgjedhjet.

Javën e ardhme do të keni të dhëna të reja. U thash për kartat e identitetin dhe e patë në Maqedoni u bë skandal, Do ketë të dhëna të tjera unë kam për detyrë që të ndaloj çdo krim zgjedhor”, tha Meta.

Meta fton Ramën në debat: Eja mos ki frikë

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një debat Kryeministrin Edi Rama. Ftesën ia ka bërë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje Kryeministrit që të mos i frikësohet debatit në studio.

“Edi mos ki frikë nga debati, hajde bë njëherë debat të vërtetë. Ai të marri kë të dojë. Unë s’kam frikë, kë të dojë të marri ai”.

Kreu i shtetit përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 Prill. 

Pse shkoni në Vlorë? Meta: Kam vënë bast që në 25 Prill do triumfojë vullneti i popullit

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot arsyen pse ka shtuar vizitat në Vlorë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta tha se fshati i tij ka dërguar një çetë në Vlorë për luftën e 1920 dhe shtoi se nuk ka asnjë një gjë të keqe që të shkojë dhe ai për të pasur zgjedhje të rregullta.

Më tej tha se ai ka vënë një bast që në Shqipëri në 25 Prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar.

Ta dish ti, fshati nga vij unë kanë çuar një çetë në 1920 për Luftën e Vlorës. Dhe unë mos të shkoj një orë aty në Vlorë. Unë kam vënë këtë bast që në Shqipëri në 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar. Ka ca ligje fizike sa më shumë rritet  presioni aq më i madh do të jetë dhe kundër reagimi”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit tha se nuk ka një situatë normale, ndaj dhe ai reagon ndryshe nga presidentët e tjerë që kanë qenë në detyrë para tij.

Ilir Meta: Kur i ndërpreva marrëdhëniet me Lefter Kokën

Lefter Koka ka mbajtur detyrën e ministrit të Mjedisit nga radhët e LSI gjatë mandatit të parë qeverisës të koalicionit PS-LSI.

Por në këto zgjedhje, Koka kandidon për deputet në Durrës nën siglën e Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, ish-kryetari i LSI dhe Presidenti Ilir Meta ka zbuluar edhe momentin kur ka ndërprërë marrëdhëniet me Lefter Kokën. Sipas tij, kjo gjë ndodhi për shkak të aferës së inceneratorëve.

“Me Lefter Kokën e kam ndërprerë komunikimin për arsye të moralit të tij shumë të dobët disa muaj përpara se ata të linin mandatet. Kur njoftohem nga të gjitha burimet që po ndodhin këto gjëra, sigurisht jam i shqetësuar sepse kemi të bëjmë me një përpjekje për të prishur një proces zgjedhor. Këta nuk e bëjnë me mendjen e tyre, e bëjnë se i shtyn Edi Rama”, tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Presidenti Meta bën denoncimin e fortë: Të rinjtë e LSI në Durrës janë kërcënuar

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan se të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës janë kërcënuar nga persona me precedent penal.

Këtë Meta e lidh me inceneratorët dhe sipas tij në krye të kësaj skeme qëndron ish-ministri i LSI, Lefter Koka, që aktualisht kandidon për deputet nën siglën e PS.

“Doni ta dini pse vajta në Durrës pasi disa muajsh? Sepse shtabi i inceneratorëve që ka qendër të fortët në Durrës, kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit, që të largoheshin nga LSI duke u zënë prita, duke i marrë në telefon. Ky këtu (Lefter Koka) është numri i 7 i Rilindjes në Durrës tani. Keto janë kompani të krijuara të cilat janë krijuar fiktivisht për të kaluar këto para që janë vetëm për një rast mbi 2 milionë Euro tek ish-komnoania e ministrit. Agim Seferi edhe ky ka qenë me LSI dhe para Edi Ramës bëri sikur iku nga LSI, kompani fiktive. Djali që kërcënon me kobure djemtë e Durrësit me Arbër Shtyllën, babai i tij ka kompani. Prapë djali i ministrit këtu. Prapë me Skerdi Bellon. Gjithë këto kompani kanë marrë 5.7 milionë Euro. Evazioni 22 milionë Euro. Gjysma e kompanive kanë qenë të dënuara më përpara dhe kanë qarkulluar miliona Euro. Për këtë çështje nuk ndodh asgjë. Një pjesë e tyre financojnë dhe rrugë, hedhin asfalt elektoral. Këta janë 7-8 veta që marrin dhe ca të fortë që janë liruar nga burgu dhe kërcënojnë vajza dhe djemë të rinj. Të rinjtë e LSI i marrin në telefon, do të heqim mamin nga puna. Jam President në një shtet të kapur. Këto janë nisur të gjitha në Prokurori. Janë nisur nga LSI përpara disa javësh. Por Prokuroria nuk mund të veprojë sepse prokurorja e përgjithshme u zgjidh me 69 vota. Vettingun në Shqupëri e ka drejtuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al