Ish-Komandanti i Gardës: Hetimi për 21 Janarin nuk është bërë

Ndrea Prendi thotë se për 21 Janarin 2011 nuk ka pasur hetime. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ish-Komandanti i Gardës së Republikës thotë se nëse prokuroria do të kishte kryer hetime për ngjarjen ku mbetën të vrarë 4 persona, do të ishte përcaktuar edhe si u vranë këta të fundit.  

Prendi: Berishës iu kërkua të largohej, nuk do lejonim kurrë kërcënimin e jetës së Kryeministrit

Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës së Republikës në demonstratën e 21 Janarit është shprehur ka treguar këtë të hënë se ndaj policisë atë ditë ka pasur një sulm të fuqishëm të menjëhershëm.

Ai ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Opinion” se, kryeministrit Sali Berisha iu kërkua që të largohej nga zyra, por ai ka refuzuar dhe ka thënë se do të vijojë punën në zyrën e tij.  

Viktima e 21 Janarit, Prendi: Kam shumë pikëpyetje nëse janë vrarë nga Garda apo jo

Ndrea Prendi ishte komandat i Gardës së Republikës më 21 Janar të 2011-s, kur para Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 protestues. Ndonëse u dënua nga Gjykata e Lartë për ngjarjen, 10 vjet më pas, në një intervistë për “Opinion”, Prendi thotë se ka ende shumë pikëpyetje nëse 4 viktimat u vranë ose jo nga Garda.

“Kryeministri do të qëllohet me snajper”, 3 informacionet shkresore që kishte Garda

Ish-komandanti i Gardës së Republikës në demonstratën e 21 Janarit, Ndrea Prendi, ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion” se ka pasur 3 informacione me shkrim për rrezikshmërinë që paraqiste protesta e asaj dite. Ai tregoi se informacioni i parë vinte nga Interpol Gjermania për një sulm terrorist nga një organizatë kriminale me bazë në Brazil dhe SHBA.

“Më datën 30.12.2010 nga Interpol Gjermani informohemi mbi një mesazh elektronik mbërritur në këtë zyrë dërguar nga një organizatë kriminale me qendër në Brazil dhe SHBA. Sipas këtij mesazhi supozohet se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër zyrës të Presidentit në disa vende të ndryshme të Europës gjithashtu edhe institucionet homologe në Shqipëri. Gjithashtu në deklaratën e bërë nga grupi konfirmohet se nga përdorimi i lëndëve kimike do të shkaktohet një numër i konsiderueshëm viktimash”, tha Prendi.

Ish-Komandanti i Gardës: 21 Janari nuk duhet të kishte ndodhur

Ndrea Prendi flet për herë të parë këtë të hënë në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, për ngjarjet e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona. Prendi thotë se protesta e asaj dite nuk duhet të ishte në ato përmasa dhe Garda nuk duhet të ishte aktivizuar.

Përgjimet, reagon Ilir Kulla: Shefi i Antimafias nuk takohet në kafe tek “Zogu i Zi”

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar në emisionin “Opinion” pas përgjimeve të Antimafias italiane ku përmendet emri i tij. Kulla përmendet sikur do që të takojë prokurorin e Antimafias, De Raho, por në një mesazh dërguar moderatorit Blendi Fevziu, ai ka mohuar çdo gjë dhe tha se “shefi i antimafias nuk takohet tek kafja tek “Zogu i Zi””.  

“Me 180 milionë Euro Cash blinin prokurorinë, qeverinë dhe parlamentin. Të them unë shumë shkurt, Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra, është mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi i antimafias nuk takohet tek kafja tek “Zogu i Zi”. Odeta është mjeke e shkëlqyer gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e zonja, as e kam takuar dje dhe as e kam takuar ndonjëherë shefin e Prokurorisë Antimafia”, thuhej në mesazhin e Kullës.