Mohamed Alabbar thotë se investimet në Durrës do të jenë më të mira në se Dubai. Drejtuesi i kompanisë Emaar, e cila synon të investojë 2 miliardë euro në qytetin bregdetar shqiptar, në intervistën e rrallë që dha për gazetarin Blendi Fevziu tregoi disa prej gabimeve që kompania e tij kishte bërë në Dubait. Alabbar tha se kishte mësuar nga këto gabime dhe për këtë arsye Durrësi do të jetë më mirë.

Blendi Fevziu: Shpresoj shumë që Durrësi të bëhet si Dubai një ditë…

Mohamed Alabbar: Jo, Durrësi do të jetë më mirë. Këtu është ndërtuar mirë, por kemi bërë disa gabime dhe kemi mësuar prej tyre.

Blendi Fevziu: Më thoni dot një gabim që keni bërë këtu?

Mohamed Alabbar: Ne kemi ndjekur shembullin e Champs Elysee. Kemi sjellë konsulentë nga atje dhe i kemi pyetur cilat janë gabimet tuaja. Ne nuk kemi banje publike, vend parkime. Nëse i bini nga bulevardi ynë, kemi parkim nëntokë, 20 xhami, 45 tualete, por prapë ka mungesë të zonave të gjelbra./tvklan.al