Të ftuar:

Ermal Hasimja – Petagog

Iris Luarasi – Petagoge

Agron Shehaj – Deputet i PD-së

Nebi Bardhoshi – Drejtor i Insitutit të Antropologjisë

Anita Brahaj – Gazetare

Kejdi Mehmeti – Deputete e LSI-së

Vladimir Kolaj – Doktor në të drejtën publike

Studiuesi Vladimir Kola të martën ka vijuar me të tjera denoncime rreth plagjiaturave në doktoratura.

Denoncimi i fundit lidhet me ish-ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili në punimin e tij ka kopje të një materiali që nuk është referuar në punimin e tij.

Kola tha në studion e emisionit “Opinion” se ish-ministri Tavo e ka mbrojtur në vitin 2013 doktoraturën dhe në punimin e tij ka kopje të marra nga puna e një tjetër studiuesi.

Denoncuesi i plagjiaturës së ish-ministrit Tavo, Vladimir Kola ka mbrojtur doktoraturën në të drejtën publike në Universitetin e La Sapienza të Romës.

Studiuesi Vladimir Kola të martën ka zbuluar detaje nga plagjiaturat e doktoraturave të ish-ministres Mimi Kodheli dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në lidhje me doktoraturën e ish-ministres Kodheli, Kola tha se gjatë kërkimit zbuloi se ishin marrë dy faqe e gjysmë kopje nga një artikull tjetër mbi inflacionin, por nuk ishin referuar.

Ai tha se nisur nga kjo, kur e lexon punimin, mendon se këtë material e ka shkruar Kodheli, por realisht puna është një tjetër personi.

Përsa i përket punimit të Monika Kryemadhit, Kola u shpreh se punimi i kësaj të fundit ishte akoma më i rëndë, pasi kishte kopjuar rreth dy kapituj të plotë nga puna e një tjetër personi.

Vladimir Kola ka mbrojtur doktoraturën në të drejtën publike në Universitetin e La Sapienza të Romës.

Studiuesi Vladimir Kola, të martën, është shprehur se ministrja e Arsimit Besa Shahini CV-në e publikuar në sitin e kësaj ministrie e ka pa data dhe një paraqitje e tillë nuk mund të pranohet.

Sipas Kolës, një CV e tillë kudo që do të dërgohej do të refuzohej, sepse ka vetëm dy data.

“Pra, në CV e ministres thuhet “ka mbaruar…”, “ka punuar…”, por nuk thuhet fare periudha kohore”,- theksoi ai.

Ai tregoi se në CV-në e publikuar nga vetë ajo, thuhet se ka mbi 20 publikime por nuk ka listuar as titullin e një publikimi të vetëm.

Një argument të tillë e kundërshtoi pedagogia Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, Iris Luarasi, e cila theksoi se materiali i publikuar nuk është CV, por një biografi.