Akuzon Zaev për ndërhyrje në gjyqësor

Pas publikimit të audio-xhirimit ku dëgjohet se si ish-kryeministri, Zoran Zaev flet për vendime të Gjykatës Supreme, VMRO-DPMNE u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës së tyre ditën e nesërme.

“Zaevi përveç se kryeministër, ka qenë edhe gjykatës por edhe prokuror. Edhe pse të gjithë autoritetet po heshtin, VMRO-DPMNE dhe populli nuk do të heshtin. Bëj thirrje për protestë qytetare, nesër prej orës 18:00”, tha kreu Mickoski.

Socialdemokratët akuzuan Mickoskin se urdhrat për protesta i merr nga Budapesti. Sipas tyre, protesta e opozitës vjen pasi nuk arritën ta bllokojnë ligjin për Prokurorinë Publike.

Ndërkohë, të martën, në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është ftuar deputeti I opozitës Antonio Milloshoski për të sqaruar dhe dorëzuar xhirimet që dje i publikoi në konferencën për media.

Tv Klan