Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Los Angeles të Kalifornisë ceremonia e çmimeve “Oscars”.  Disa nga çmimet që u dhanë gjatë mbrëmjes së organizuar ishin ato për filmin më të mirë, aktoren më të mirë, dokumentari më i mirë, skenari më i mirë, kolona zanore më e mirë, regjisori më i mirë.

Filmi “Parasite”, është filmi jugkorean, i cili hyri në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës, që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Më poshtë është lista e plotë e të gjithë fituesve për vitin 2020:

Filmi më i mirë

“Parasite”

Filmi më i mirë ndërkombëtar

“Parasite”

Filmi më i mirë i animuar

“Toy Story 4”

Aktori më i mirë në rol protagonist

Joaquin Phoenix në filmin “Joker”

Aktori më i mirë në rol mbështetës

Brad Pitt në filmin “Once Upon a Time…in Hollywood”

Aktorja më e mirë në rol protagonist

Renée Zellweger në filmin “Judy”

Aktorja më e mirë në rol mbështetës

Laura Dern në filmin “Marriage Story”

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër

“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”

Dokumentari më i mirë me metrazh të gjatë

“American Factory”

Skenari më i mirë origjinal

“Parasite”

Skenari më i mirë i përshtatur

“Jojo Rabbit”

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër

“The Neighbors’ Window”

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër

“Hair Love”

Makijazhi dhe stili

Bombshell

Kostumografia

Jacqueline Durran, Little Women/tvklan.al