Artisti i njohur akuzohet për plagjiature për hitin “Thinking Out Loud”

Kantautori anglez Ed Sheeran do të dalë në gjyq pasi pretendohet se ai ka shkelur të drejtat e autorit.

Bëhet fjalë për këngën e vitit 2014 “Thinking Out Loud” e cila  thuhet  se ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Let’s Get It On” të vitit 1973.

Do të jetë gjykata ajo e cila do të thotë fjalën e fundit dhe do  të vendosë nëse të  dyja  këngët janë të ngjashme, sepse ekspertët e muzikës nga  të dyja palët  kanë mosmarrëveshje.

Pretendimet mbi shkeljen e të drejtave të autorit për këngën “Thinking Out Loud” u parashtrua fillimisht në vitin 2018,  jo nga familja e  këngëtarit Marvin Gaye , por nga bankieri  David Pullman dhe një kompani e quajtur Structured Asset Sales, e cila ka blerë një pjesë të pasurisë së bashkë-shkrimtarit të Let’s Get It On, Ed Townsend.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari përballet me një padi të tillë pasi edhe më herët është akuzuar për plagjiaturë për këngën Shape of You.

Klan News