Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video e rëndë ku një burrë godet fizikisht një djalë. Drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se i dhunuari është një person me probleme mendore pasi kështu është shprehur edhe denoncuesi i kësaj ngjarje.  

“Nga mënyra se si nuk reagon ai që dhunohet kam përshtypjen se është e vërtetë kjo që është me prapambetje mendore. Ai që e ka xhiruar thotë që është babai i vet. O Perëndi e madhe çfarë tmerri”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra.

“O zotëri kushdo qofsh, nëse nuk e mban dot ka institucione”, tha nga ana tjetër Gentian Zenelaj.

Mësohet se akti i dhunës ka ndodhur në një lagje të Tiranë. Ndër të tjera, emisioni “Stop” publikoi këtë të martë pamjet e rënda të dhunës së një nëne ndaj vajzës 3-vjeçare./tvklan.al