Holanda dhe Franca ndanë nga një pikë dhe të dyja kombëtaret shkojnë në 4 pikë në Grupin D. Përballja në stadiumin e Leipzigut u mbyll në barazim pa gola.

Pa kapitenin Kilian Mbappe në fushë, ‘gjelat’ luftuan, por nuk arritën dot që të çanin murin ‘portokalli’. Sfida nisi me ritëm mes të dyja skuadrave.

Në pjesën e parë, Manjo bllokoi tentativat e Frimpong-Gakpo, ndërsa Griezmann humbi një mundësi të artë për të shënuar.

Në pjesën e dytë, sulmuesi francez gaboi sërish përballë Verbruggen ndërsa arbitri Taylor anuloi një gol të Simons për një pozicion të parregullt të Dumfries në trajektoren e gjuajtjes.

Deri në përfundim të sfidës, ekipet u treguan të kujdesshme duke mos lejuar hapësira. Sfida e radhës e gjelave do të jetë kundër Polonisë, ndërsa tulipanët ndeshen me Austrinë.

Klan News