Maroku ka planifikuar të ndërtojë stadiumin më të madh në botën e futbollit, me një kapacitet prej 115 mijë vendesh.

Stadiumi “Hassan II”, është planifikojë të jetë gati për Botërorin e vitit 2030. Maroku ka shpresa të mëdha, për organizimin e Kupës së Botës, së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, në bashkëpunim.

FIFA mund të dëshirojë që finalja e madhe do të luhet në “Santiago Bernabeu”,  por në Marok, janë gati për ta prishur si plan.

Sipas raportimeve të fundit, shteti afrikan dëshiron të marrë organizimin e finales së madhe dhe për këtë arsye po planifikon të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, në Casablanca.

Në projektin e bërë publik, shihet një stadium spektakolar dhe mahnitës, që do të thyejë rekorde për sa i përket kapacitetit. /tvklan.al