Porta e Aston Villa-s do të mbrohet nga Emiliano Martinez, për pesë vitet e ardhshme. Klubi anglez, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me kampionin e botës.

Argjentinasi është pjesë e Aston Villa-s nga viti 2020, ku u bashkua nga Arsenali për 17 milion euro. Nga ajo kohë, Martinez numëron 160 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Birmingham, ndërsa e ka mbajtur portën të paprekur në 54 raste.

Kontrata e tij aktuale skadonte në vitin 2027, por palët kanë rënë dakord për ta zgjatur atë deri në verën e vitit 2029.

“Më i miri në botë”, thuhet në postimin e klubit, ku bëhet i ditur rinovimi i kontratës.

31-vjeçari do të jetë pjesë e Aston Villa-s, edhe për pesë sezone të tjera, në klubin ku bëri emër falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera, nga ku u zgjodh edhe tek Argjentina, aty ku është kthyer në lojtar kyç. /tvklan.al