Paulo Dybala, pritet të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Fantazisti argjentinas, ka arritur marrëveshjen personale, për të kaluar te skuadra e Al Qadsiah. Klubi arab i ka ofruar Dybala-s një kontratë tre vjeçare, nga e cila do të përfitonte 75 milionë euro.

Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të Al Qadsiah, kanë shkuar shumë mirë dhe vetë “La Joya” ka dhënë miratimin.

Tani mbetet që arabët të gjejnë gjuhën e përbashkët me Romën, klub që zotëron kartonin e lojtarit.

Drejtuesit e klubit italian nuk pritet të bëhen pengesë, pasi duan të shpëtojnë nga paga e lartë që merr futbollisti.

30-vjeçari është pjesë e Romës nga viti 2022 dhe në këto dy sezone, është aktivizuar në 54 ndeshje me fanellën verdhekuqe, ndërsa ka shënuar edhe 25 gola. /tvklan.al