Kur kanë kaluar plot 25 vjet që nga debutimi i parë i tyre seriali i famshëm “Friends”, do të rikthehet sërish. Kasti i aktorëve të cilët janë ikona e kinematografisë të viteve ‘90 ka publikuar në foto ku japin lajmin e shumëpritur për rikthimin e tyre.

Sipas asaj që shkruhet në mediat rozë skenat do të xhirohen në po të njëjtën studio në Kaliforni aty ku në 1994 filloj të ideohej seriali për herë të parë.

Aktorët kryesorë të këtij projekti, shprehen se një rikthim i tillë vjen nga dëshira e tyre e madhe për t’u kthyer pas në kohë dhe për të sjellë diçka të re të gjithë së bashku.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc do të jenë sërish nën petkun e roleve përkatëse.

Do të vazhdojnë të aktrojnë aty ku e lanë duke përcjellë për të gjithë fansat humorin e tyre si miqësinë që ata mbajnë për vite me radhë .

Ende nuk është bërë publike data se kur seriali do të filloj të transmetohet, ndërsa për sa i përket xhirimeve ato do të nisin në muajin maj.

Klan Plus