Ankthi gjatë adoleshëncës vë në rrezik zemrën gjatë pjesës tjetër të jetës. Adoleshenca është një fazë e jetës mjaft e vështirë, në më të shumtën e rasteve e shoqëruar me momente ankthi dhe depresioni. Por ekspertët thonë se nëse kjo kthehet në një gjendje të përhershme, mund të transformohet në rrezik për shëndetin, kryesisht në rrezik të shtuar për të kaluar infarkte.

Studimi në fjalë ka marrë në shqyrtim sjelljet e rreth 240 mijë individëve të lindur në vitet 1952-1956, dhe është ndjekur ecuria e tyre deri në moshën 58-vjeçare. Nga këta, rreth 40 mijë prej tyre u diagnostikuan me depresion ose ankth gjatë adoleshencës dhe studimi nxorri në pah se ky shqetësim mendor rriste me 20% rrezikun e një infarkti të miokardit brenda mesomoshës.

Kërkuesit shtojnë se gjithashtu në fazën e adoleshëncës është mjaft i rëndësishëm ushtrimi fizik, gjë që ndikon drejtpërdrejt në uljen e nivelit të ankthit e depresionit . Dhe është vërejtur se ata që merreshin me sport gjatë moshës delikate, prekeshin shumë më pak nga këto shqetësime mendore, gjë që ndikonte edhe në një shëndet shumë më të mirë përgjatë jetës.

Klan Plus