Për grabitjen e Rinasit ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi. Ai ka deklaruar se qeveria e angazhon policinë e shtetit kundër qytetarëve duke u hapur rrugën grabitjeve dhe vrasjeve.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar duke thënë së dhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi-sekretari i një partie antiparlamentare sulmon policinë. Lleshaj deklaron se lufta nuk mund të ndalet nga askush.

Tv Klan